Dolën zbuluar, pas këtij detaj Jonida dhe Romeo se mohojnë dot lidhjen

  • 04 June 2019 - 10:49
Dolën zbuluar, pas këtij detaj Jonida dhe Romeo se mohojnë dot lidhjen

Është komentuar gjatë në media për një lidhje të mundshme midis aktorit të humorit Romeo Veshaj dhe këngëtares Jonida Maliqi.

Këto thashetheme nisën gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar kur Romeo Veshaj postoi nëj foto të një vajze me flokë të zeza dhe të gjithë aluduan se ishte Jonida Maliqi.

Çifti janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe gjatë performancës së Jonidës në "Eurovision", Romeo e mbështeti fort këngëtaren, duke ftuar të gjithë ndjekësit e tij t'a votonin.

Image

Ndonëse nuk e pranojnë lidhje së fundmi aktori ka provokuar sërish me një foto të publikuar në Instastory.

Ai ka publikuar një foto ku ai është me një vajzë dhe ia ka mbulaur fytyrën me një emoji.

Së fundmi, Jonida ka publikuar në profilin e saj një foto ku shihet e veshur me po të njëjtin kostum që mban edhe vajza përkrahë Romeos, duke vërtetuar kështu të gjitha aludimet e fansave dhe mediave.

(Kosova Sot Online)