Pas problemeve të shumta, Ariana Grande më në fund shprehet e lumtur për turneun e saj

  • 05 June 2019 - 08:40
Pas problemeve të shumta, Ariana Grande më në fund shprehet e lumtur për turneun e saj

Këto kohë Ariana Grande nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, për shkak të angazhimeve të saj, por edhe problemeve shëndetësore. Së fundmi ajo është rikthyer në ‘Twitter’ për t’ju përgjigjur pyetjeve të fansave. Ariana po vazhdon turneun e saj “Sweetener” dhe një pjesë e fansave kanë qenë të interesuar të dinë se si po i duket si eksperiencë. Dikush prej tyre e pyeti si është jeta në turne dhe këngëtarja ju përgjigj: “Mirë. Punë e vështirë fizike, por ne ja kemi dalë. Jam mirënjohëse. I dua njerëzit me të cilët punoj, muzikën dhe ju. Plus, mikja ime Courtney është këtu. Më në fund ndjej se jam e aftë të jetojë momentin tani dhe jo në kokën time dhe po e shijoj këtë gjë me të vërtetë. Është bukur”, është përgjigjur Grande. Gjithashtu ajo zbuloi se ka nisur të shkruajë dhe se kjo gjë e ndihmon shumë. Ariana ka kaluar një vit shumë të vështirë për shkak të disa problemeve, që i sollën edhe çrregullime nga ana mendore dhe emocionale, prandaj fansat kanë qenë të interesuar të dinë nëse ajo po e shijon turneun e saj. Para pak ditësh asaj ju desh të anulonte koncertet për shkak të një alergjie nga domatet, por duket se tani është rikuperuar.

(Kosova Sot Online)