Reperja shqiptare zbulon se së shpejti do të sjellë bashkëpunimin me Adelina Ismajlin

  • 06 June 2019 - 08:44
Reperja shqiptare zbulon se së shpejti do të sjellë bashkëpunimin me Adelina Ismajlin

Prej kohësh është përfolur për një bashkëpunim të mundshëm mes reperes Rina Balaj, me këngëtaren e njohur Adelina Ismajli. E mesa duket kjo po bëhet realitet!

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperja nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ku ka publikuar një fotografi me divën e muzikës shqiptare.

“Cila këngë mund të jetë?”, ka shkruar Rina bashkëngjitur me foton, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër rreth këtij bashkëpunimi.

Pavarësisht se nuk e dinë se për çfarë këngë bëhet fjalë, fansat e Rinës janë të sigurte se do të jetë e bukur dhe që do të kthehet në hit.

 

 

 

(Kosova Sot Online)