Edhe Isaac Carew e konfirmon ndarjen nga Dua Lipa

  • 06 June 2019 - 10:33
Edhe Isaac Carew e konfirmon ndarjen nga Dua Lipa

Këngëtarja Dua Lipa është padyshim në një moment shumë të mirë të karrierës së saj, por mesa duket jo të jetës personale.

 Sipas mediave të huaja këngëtarja me origjinë shqiptare dhe i dashuri i saj shefi i kuzhinës Issac Carew i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas 18 muajsh ribashkimi. 

Çifti ishte ndarë dhe më herët, por u rikthyen së bashku me qasjen për t’u përpjekur që kjo marrëdhënie të funksionojë.

Por angazhimet e të dyve e bën të pamundur që kjo lidhje të vazhdonte pasi takoheshin shumë pak.

Për herë të fundit ata janë parë bashkë për ditëlindjen e motrës së Duas, muajin e kaluar.

Ndonëse të dy i kanë ende fotot me njëri-tjetrin në rrjete sociale, Isaac nuk e ndjek më këngëtaren në Instagram.

‘The Sun’ ka zbuluar se arsyeja e ndarjes është largësia dhe angazhimet e shumta që çifti ka në punë.

“Dua dhe Isaac u përpoqën me të vërtetë që të takoheshin me njëri-tjetrin që kur u rikthyen së bashku. Ata donin t’i bënin gjërat të funksiononin dhe gjërat ishin shumë mirë mes tyre për një farë kohe, por ajo sa vjen edhe po bëhet shumë e zënë me punë dhe karrierën muzikore”., kanë treguar burime pranë çiftit që gjithashtu kanë konfirmuar se ata janë përpjekur shumë për ta mbajtur lidhjen e tyre por ka qenë e kot.

Në anën tjetër, Isaac ka publikuar një fotografi që prezantonte emocionet e tij në Instagram Story, një djalosh duke vuajtur dhe një zemër të ndarë në dysh që na bën të kuptojmë që ai është ndarë nga Dua gjithashtu është dhe i lënduar, por më pas e ka fshirë foton.

Image

 

(Kosova Sot Online)