U kthye në Shqipëri për të takuar Stresin, ja me kë po i kalon ditët Keisi

  • 06 June 2019 - 11:30
U kthye në Shqipëri për të takuar Stresin, ja me kë po i kalon ditët Keisi

Keisi dhe Stresi prej kohësh janë larg njëri-tjetrit. Ajo jeton në Kanada, ndërsa reperi shqiptar momentalisht është duke kryer dënimin nga shteti. Pavarësisht kësaj, Keisi është kthyer në vendin tonë për të qëndruar pak kohë pranë bashkëshortit të saj dhe për ta takuar sa të jetë e mundur, por ndërsa ai nuk është, duket se familja e tij nuk e ka lënë vetëm nusen. Ajo ka publikuar së fundmi një foto ku shfaqet duke darkuar me babain dhe nënën e Stresit. ‘Më të mirët’, ka shkruar Keisi, duke treguar dhe njëherë se ajo ka një marrëdhënie të ngushtë me prindërit e bashkëshortit. Edhe pse larg prej kohës, Keisi gjithmonë i bën dedikime në rrjete sociale reperit, ndërsa së fundmi ajo gdhendi në trup një shprehje nga kënga e tij dhe ia dedikoi nënës.

Image
Image

 

(Kosova Sot Online)