E quan vëlla, Fero bën gjestin më të bukur për menaxherin e tij

  • 06 June 2019 - 12:51
E quan vëlla, Fero bën gjestin më të bukur për menaxherin e tij

Fero dhe Met Elshani, menaxheri i ‘On Records’, përveç se kolegë, janë edhe miq shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Pak kohë më parë, ky i fundit u përfshi në një sherr, nga ku mori një plagë në trup. Që nga ai moment, Fero ka treguar publikisht se Meti nuk do të jetë asnjëherë vetëm, pasi do të ketë gjithmonë mbështetjen e tij. Për ta vërtetuar njëherë e mirë këtë gjë, reperi shqiptar bëri një tatuazh në krah që duket pothuajse njësoj si ai i menaxherit të tij. ‘Pantera për gjithë jetën me vëllain tim’, shkruan Fero në foton ku shfaqet së bashku me Metin, duke treguar tatuazhet e njëjtë. “Zyrtarisht një ‘Black Panther’”, ia ka kthyer Meti në komente. Njësoj si Fero, edhe Meti ka qenë gjithmonë një mbështetje për reperin, qoftë në jetën profesionale dhe në atë private.

 

 

(Kosova Sot Online)