A ka kryer marrëdhënie intime me Zenin që takimin e parë? Armina leksione intime shqiptarëve: Disa muaj pa bërë gjë...

  • 06 June 2019 - 14:14
A ka kryer marrëdhënie intime me Zenin që takimin e parë? Armina leksione intime shqiptarëve: Disa muaj pa bërë gjë...

Armina Mevlani i ka dhënë përgjigje “dilemës” më të madhe të shqiptarëve sot për sot. Bukuroshja ka treguar se nuk është dakort që vajzat të kryejnë marrëdhënie seksuale me një mashkull që në takimin e tyre të parë. Indirekt ajo ka vendosur të zbulojë edhe disa sekrete intime nga lidhja e saj me Shkëlzen Berishën, djalin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Në disa foto në Insastory Armina ka postuar disa paragrafë shkëputur nga një libër që po lexon duke lënë edhe komentin se saj mbi foto. “Nëse fle direkt, me shumë mundësi nuk do ta kesh pranë dhe për shumë gjatë. Duke shkuar me të që herën e parë, thellë brenda vetes ti e di që nuk po bën diçka për të cilën ndihesh krenare. Ti e di që gjërat nuk supozohen të jenë kështu”, thuhet në paragrafin e librit.

Ku lidhur me këtë Armina ka lënë edhe komentin e saj. “Vajza mos flini me të që në takimin e parë (faktikisht jam fanse e të qëndruarit disa muaj pa bërë gjë)”, këshillon Armina e cila tashmë mund të thuhet se është specialiste e raporteve intime. 

(Kosova Sot Online)