Kryeministrja serbe i quajti shqiptarët ‘’njerëz mali’’, Aurela Gaçe i kthehet në këtë mënyrë

  • 07 June 2019 - 08:51
Kryeministrja serbe i quajti shqiptarët ‘’njerëz mali’’, Aurela Gaçe i kthehet në këtë mënyrë

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më energjike dhe e drejtpërdrejtë e skenës shqiptare.

Në këtë mënyrë ajo sigurohet që gjithmonë të thotë mendimin e saj ashtu si e ndjen.

Kësaj radhe Aurela e kishte mesazhin e saj për kryeministren serbe Ana Bërnabiq, e cila i quajti shqiptarët “njerëz të ardhur nga mali”.

Këngëtarja ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet Bërnabiqit përmes një thënie të Gjergj Fishtës.

“Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryet ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë”, ishte citati i Gjergj Fishtës, të cilin e postoi Gaçe.

Këngëtarja ia shtoi edhe këto fjalë “Kot po i kthejme nje pergjigje kesaj. Ne fakt as duhet te merremi fare me te, po hajt, meqe na permendi, t’ja kthejmje me te vertete historike”.

Image

 

 

(Kosova Sot Online)