Tayna u mbyll gojën ziliqarëve me postimin e fundit: As injektime dhe as “Photoshop”

  • 07 June 2019 - 09:42
Tayna u mbyll gojën ziliqarëve me postimin e fundit: As injektime dhe as “Photoshop”

Reperja e njohur, Tayna, është një nga personazhet shqiptarë më të ndjekur në rrjetet sociale. Ajo është mjaft aktive, ku poston foto apo video nga më të ndryshmet.

Por si çdo person tjetër publik, edhe Tayna ka marrë herë pas here kritika nga ndjekësit e saj se përdor “Photoshop”-in apo injektime.

E për t’u mbyllur njëherë e mirë gojën ziliqarëve, reperja ka bërë një postim në “Instastory”, ku shfaqet në një palestër dhe tregon linjat e saj perfekte dhe seksi.

“As injektime, as editim! Boja qejfin vetes sa të duash”, shkruan Tayna në videon e saj.

Image

 

(Kosova Sot Online)