Pas situatës së sikletshme, reagon publicistja e Beyonce: Mos shpërndani urrejtje

  • 07 June 2019 - 13:19
Pas situatës së sikletshme, reagon publicistja e Beyonce: Mos shpërndani urrejtje

Beyonce dhe Jay Z këto ditë kanë qenë qendra e rrjeteve sociale për shkak të një situate të tyre pak të sikletshme. Gjatë kohës që çifti i njohur po ndiqte një ndeshje të “NBA”, bashkëshortja e pronarit të “Golden State Warriors”, Nicole Curran bisedonte me Jay Z duke injoruar prezencën e Beyonce. Nga videot e publikuara në rrjet, dukej se Beyonce-s nuk i pëlqeu aspak kjo gjë dhe në një moment ajo e shtyn me krah Nicole

Pas publikimit të videove, fansat e Beyonce, të njohur si “Beyhive” janë hedhur menjëherë në sulm ndaj Curran për të mbrojtur idhullin e tyre. Vetë Beyonce nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje, por publicistja e saj u ka kërkuar të gjithëve të qetësohen. Yvette Noel-Schure ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të Beyonce dhe Jay Z dhe ka dhënë një mesazh shumë domethënës. “Jam duke kujtuar sot nisjen e turneut ‘OTRII’. Ishte një vend gëzimi, kënaqësish nga dy performuesit më të mirë në botë dhe një vend dashurie. Në çdo ditë të turit unë pash dashuri. Për këtë dua t’i flasë sot edhe ‘Beyhive’. Unë e di që ju keni një dashuri të madhe, por kjo dashuri duhet t’i dhurohet çdo njeriu. Nëse ju shpërndani urrejtje në emër të saj, kjo nuk do të sjellë dashuri për personin që ju doni kaq shumë. Ju duam”, ka shkruar publicistja e Beyonce.

Nicole Curran ka marrë kërcënime të shumta pas kësaj ngjarje nga fansat e Beyonce, prandaj Yvette me anë të këtij mesazhi ju ka kërkuar të ndalen. Nicole ka shpjeguar se e vërteta është krejtësisht ndryshe dhe se ajo nuk ka pasur asnjë qëllim ndaj Jay Z, sepse ajo është shumë e lumtur si grua e martuar.

 

 

(Kosova Sot Online)