Isaac Carew përfundon në spital pas ndarjes nga Dua Lipa

  • 07 June 2019 - 13:35
Isaac Carew përfundon në spital pas ndarjes nga Dua Lipa

Sipas mediave të huaja këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Isaac Carew janë ndarë pas 18 muajsh ribashkim.

Çifti ishte ndarë dhe më parë por u rikthyen sërish së bashku për t’u përpjekur se kjo marrëdhënie do funksionojë.

Angazhimet e shumta të tyre e bën të pamundur që kjo lidhje të mos vazhdojë pasi takoheshin shumë pak.  

E pas ndarjes ditën e djeshme, Issac ka publikuar një fotografi që prezantonte emocionet e tij në Instagram Story, një djalosh duke vuajtur që na bën të kuptojmë që ai është i lënduar.

Ndërsa sot ai bën me dije se ka përfunduar në spital pas ndarjes.

Në një video të dytë, Isaac shihet duke u ngushëlluar me dëshpërim te karbohidratet. Pizza dhe Waffles në shtrat dhe Netflix para, dita e tij ka kaluar kështu!

Image

 

(Kosova Sot Online)