Rihanna dhe i dashuri i saj miliarder shijuan një udhëtim romantik

  • 08 June 2019 - 07:41
Rihanna dhe i dashuri i saj miliarder shijuan një udhëtim romantik

Rihanna dhe i dashuri i saj, Hassan Jameel janë shëtitur me varkë në Capri të Italisë.

Ajo është në lidhje me biznesmenin arab, Hassan Jameel, për më shumë se dy vjet, shkruan DailyMail.

Rihanna dhe i dashuri i saj miliarder shijuan një udhëtim romantik me varkë gjatë pushimeve në Capri të Italisë, të enjten.

Këngëtarja, 31 vjeçe, kishte veshur një fustan shumëngjyrësh dhe triko, teksa u footgrafua duke hypur në varkë.

Ajo kishte lëshuar flokët në kraharor, ndërsa ishte grimosur shumë pak, kurse Hassan ishte veshur me pantallona të shkurtër dhe një bluzë të zezë.

Çifti u shfaq tërësisht i relaksuar ndërsa shëtitën përgjatë portit dhe hipën në anije.

Rihanna dhe Hassan janë në lidhje që nga fillimi i vitit 2017, por duan të mbajnë lidhjen e tyre jashtë vëmendjes mediatike.

(Kosova Sot Online)