Afërdita Dreshaj rikthehet në muzikë, zbulon kujt ja ka besuar hitin e radhës

  • 09 June 2019 - 08:08
Afërdita Dreshaj rikthehet në muzikë, zbulon kujt ja ka besuar hitin e radhës

Afërdita Dreshaj ka dhënë një lajm shumë emocionues për fansat e saj nëpërmjet ‘Instagram’. Ajo ka zgjedhur 20 pyetje nga të shumtat që ndjekësit i kanë drejtuar dhe i është përgjigjur publikisht, por padyshim lajmi më i mirë që dha është rikthimi në muzikë. Ajo ka zbuluar se shumë shpejt do sjellë një projekt muzikor, të cilin po e punon Elgit Doda.

Me kaq informacion sa këngëtarja ka dhënë duke zbuluar bashkëpuntorin që ka zgjedhur fansat janë entuziazmuar dhe mezi po presin të publikohet hiti. Kujtojmë se Afërdita është distancuar prej vitesh nga muzika pasi u zhvendos në Amerikë me familjen dhe pothuajse 1 vit më parë u martua me Jakub, partnerin e saj. 

Image

 

(Kosova Sot Online)