Kiara Tito konfirmon padashje se është e lidhur me Butrintin: E kisha aq inat të dashurën e tij

  • 09 June 2019 - 08:40
Kiara Tito konfirmon padashje se është e lidhur me Butrintin: E kisha aq inat të dashurën e tij

Prej kohësh është për një lidhje të mundshme mes moderatores, Kiara Tito dhe këngëtarit, Butrint Imeri. Por dyshja asnjëherë nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Kiara ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Thumb”, ku është pyetur për klipin e ri të Butrintit, ku ajo është pjesë e tij.

Gjithashtu një nga moderatoret e ka pyetur moderatorën “Pse fansat e Butrintit një pjesë e madhe nuk të duan?”.

“Edhe unë kur kam qenë e vogël kam pasur shumë qejf Cesc Fàbregas (futbollist spanjoll), e kisha aq inat atë të dashurën e atij!”, është përgjigjur Kiara, e cila në një farë mënyre ka konfirmuar lidhjen me këngëtarin e njohur.

Ndërkohë një ditë më parë, Butrinti publikoi këngën e tij më të re me titull “Hajt Hajt”, ku edhe moderatorja shfaqet në klip.

(Kosova Sot Online)