Nora Istrefi flet për marrëdhënien me Tunën: Mes nesh…

  • 09 June 2019 - 08:57
Nora Istrefi flet për marrëdhënien me Tunën: Mes nesh…

Marrëdhënia mes këngëtareve të njohura shqiptare Nora Istrefi dhe Tuna Sejdiu ka qenë prej kohësh shumë e komentuar në media.

Nora, e cila deri më sot kishte qëndruar e heshtur për këtë çështje, e ftuar në “Xing me Ermalin”, në Tv Klan theu heshtjen. Ajo tha se nuk ka qenë asnjëherë shoqe e ngushtë me Tunën, por as armike. Këngëtarja shtoi se mes tyre nuk ka ndodhur asgjë, përveç se një keqkuptimi familjar. “Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege, aq më pak me albumin e fundit, por diçka personale nuk ka ndodhur kurrë”, tha Nora.

Ermal Mamaqi: Pas gjithë deklaratave që ka bërë Roberti të gjithë mezi po presin që unë të të pyes për hallvën e nxehtë që po vlon. Nora nuk e di a e di, por tek ai kolltuk ku je ulur ti para ca kohësh është ulur kunata dhe kunati jot. Të gjithë po presin tani që unë t’iu pyes ju për një çështje tuajën familjare. Më kanë thënë të gjithë që mos të të bëj pyetje familjare, por unë ca pyetje do t’i bëj sepse më thonë njerëzit e mori dhe nuk e pyeti. A është e vërtetë që keni qenë shoqe të ngushta me Tunën dhe çfarë ka ndodhur tani?

Nora Istrefi: Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë, ka ndodhur një keqkuptim familjar, siç e keni parë të gjithë. As unë as Roberti nuk kemi pasur asnjë lloj problemi dhe urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime. E urrej atë pjesë sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Kështu që nuk dua të flas aspak për një skandal ku nuk jam e përfshirë unë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege, aq më pak me albumin e fundit, por diçka personale nuk ka ndodhur kurrë.

Ermal Mamaqi: E ka qarë albumin e fundit.

Nora Istrefi: Po, shumë.

Ermal Mamaqi: A je dakord ti me shprehjen që prandaj nuk quhet kudita, por kunata?

Nora Istrefi: Unë nuk jam njeri aspak tradicional, edhe shoqëria ime bën shaka me mua sepse nuk jam e këtyre gjërave. I respektoj njerëzit për atë që janë, qoftë familja e Robertit apo e imja dhe nuk merrem me kunatën, kuditën…

Ermal Mamaqi: Ti je dakord që Roberti flet për Tunën nëpër studio televizive apo nuk të plas fare?

Nora Istrefi: Nuk jam dakord. Ju duhet të dini që unë nesër nëse nuk do jem me Robertin, ai është babai i fëmijës tim, i gjësë më të shtrenjtë që kam dhe pavarësisht se çfarë do të ndodhë unë e respektoj Robertin shumë. Unë ia dua të mirën Robertit dhe nuk jam dakord, por Roberti është burrë dhe 8 vjet më i madh se unë dhe nuk është lodër e imja që ta programoj. Ai është mjaft i rritur.

Ermal Mamaqi: A ka ndonjë mundësi që ju të gjithë të pajtoheni dhe të gjithë shqiptarët të flenë të lumtur?

Nora Istrefi: Unë jetoj e lumtur dhe reflektoj e lumtur. Ne jemi të lumtur secili në zgjedhjen e vet. Ajo që duket pak më luftarake, më agresive më duket se e kanë bërë edhe mediat.

(Kosova Sot Online)