Naim Abazi në ‘kurthin’ e Mihrijes, zbulon sa të dashura ka pasur përpara saj

  • 09 June 2019 - 16:02
Naim Abazi në ‘kurthin’ e Mihrijes, zbulon sa të dashura ka pasur përpara saj

Mihrije Brahja dhe Naim Abazi kanë qenë të ftuarit e puntatës së sotme në ‘E Diell’ në ‘Top Channel’. Gjatë lojës ‘Këndi i së vërtetës’, çifti i ka drejtuar disa pyetje provokuese njëri-tjetrit, duke zbuluar në një farë mënyre edhe disa detaje interesante nga martesa e tyre 20-vjeçare. “A ke bërë ndonjëherë sherr me ndonjë mashkull tjetër, për mua?”, i është drejtuar Mihrije bashkëshortit, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke thënë se nuk ishte e nevojshme. “Rashë në grepin e tij”, tha këngëtarja duke qeshur. Më pas, duke dalë pak nga skenari, Mihrija e pyeti Naimin në lidhje me numrin e të dashurave që ka pasur përpara saj. “Unë kërkoja Mihrijen. Kërko e kërko, derisa e gjeta”, ka thënë ai, duke mos dhënë asnjë detaj më tepër. Gjatë intervistës, ajo gjithashtu ka zbuluar se tek Naimi gjithmonë ka vlerësuar inteligjencën e tij, pasi asnjëherë nuk i ka parë meshkujt nga bukuria fizike. Edhe pas 20 vitesh martesë, Mihrije dhe Naimi ia kanë dalë të krijojnë një balancë mes karrierës dhe jetës private.

(Kosova Sot Online)