Është apo jo në një lidhje? Pirro Çako flet për herë të parë

  • 09 June 2019 - 16:18
Është apo jo në një lidhje? Pirro Çako flet për herë të parë

Në rubrikën e ‘Për drekë me mua’ në ‘E diela shqiptare’, të ftuarit e puntatës së sotme ishin Artjola Toska, Pirro Çako dhe Mirela Milor.

Ditën e sotme, bashkë me Blerina Bombaj, të gjithë ishin të ftuar në shtëpinë e Artjolës për të provuar gatimet e saj, megjithatë teksa ishin në tavolinë, Pirro nuk i ka shpëtuar një thumbimi të vogël nga Blerina.

Pyetur nëse ishte në një lidhje ose jo, Pirro është shprehur kështu:

“Fillimisht, askush nuk ka lindur për të qëndruar vetëm. Të gjithë kanë nevojë për dikë dhe aktualisht, mendoj se jam në një shoqëri shumë të mirë, që ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj që të vazhdojë kjo gjë”.

“Nuk po të pyes për emrin”, tha Blerina me humor.

Kujtojmë se kohë më parë, këngëtari u fotografua në prani të një vajze bionde që u komentua si e dashura e tij, por deri në ditën e sotme nuk ka pasur asnjë reagim nga vetë atë.

Me këtë deklaratë, Pirro pranoi publikisht lidhjen e tij.

Image

(Kosova Sot Online)