Irina Shayk shihet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Bradley Cooper

  • 10 June 2019 - 12:15
Irina Shayk shihet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Bradley Cooper

Irina Shayk dhe Bradley Cooper kanë qenë në qendër të vëmendjes të mediave kohët e fundit, kjo pasi thuhet se çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre. Pavarësisht këtyre lajmeve, duket se Irina nuk ka ndërmend të ndalojë me projektet e saj. Ajo është fotografuar për herë të parë pas publikimit të lajmit të ndarjes duke u larguar nga një park që kishte kryer një set fotografik. Ajo madje ka publikuar disa foto në ‘Instagram’, ku duket shumë e lumtur së bashku me stafin e saj. Ndarja nga Bradley duket se nuk ka ndikuar negativisht për modelen, megjithatë fansat e tyre janë ende gjithë sy e veshë për të mësuar detaje të reja.

(Kosova Sot Online)