Nuk flasin prej vitesh, Nora Istrefi flet për herë të parë për sherrin me Tunën: Mes meje dhe asaj…

  • 10 June 2019 - 12:22
Nuk flasin prej vitesh, Nora Istrefi flet për herë të parë për sherrin me Tunën: Mes meje dhe asaj…

Prej disa kohësh është në qendër të vëmendjes dhe mjaft e komentuar në media, marrëdhënia mes dy këngëtareve të njohura, Nora Istrefi dhe Tuna Sejdi.

Së fundmi, Nora ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku ka folur rreth projekteve të saj muzikore, jetës personale.

Edhe pse Nora nuk ka dashur që të flasë rreth marrëdhënies me Tunën, ajo nuk i ka shpëtuar ngacmimeve nga ana e Ermal Mamaqit. Ky i fundit e pyet: “A është e vërtetë që keni qenë shoqe të ngushta dhe çfarë ka ndodhur tani?”.

“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë, ka ndodhur një keqkuptim familjar, siç e keni parë të gjithë. As unë as Roberi nuk kemi pasur asnjë lloj problemi dhe urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime. E urrej atë pjesë sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Kështu që nuk dua të flas aspak për një skandal ku nuk jam e përfshirë unë personalisht”, ka sqaruar Nora.

Megjithatë këngëtarja na befasoi të gjithëve kur tha se e respekton Tunën dhe madje i pëlqeu edhe albumi i saj i fundit “Fortuna”. “Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege, aq më pak me albumin e fundit, por diçka personale nuk ka ndodhur kurrë”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë përsa i përket intervistave që ka dhënë bashkëshorti i saj Robert Berisha, Nora tha se nuk ka qenë dakord që ai të flasë për Tunën.

“Jo nuk jam dakord sepse unë nesër edhe nëse nuk do jem me Robertin, ai mbetet babai i fëmijës tim të shtrenjtë, kështu që pavarësisht se çfarë do ndodhë, se jetës nuk i dihet, unë e respektoj Robertin shumë. Unë ja dua të mirën Robertit dhe nuk jam dakord. Mirëpo ai është burrë dhe është 8 vjet më i madh se unë kështu që nuk është lodër e imja që me shkop magjik ta programoj e t’i them fol kështu e fol ashtu. Ai është i rritur”, u shpreh këngëtarja.

Madje Nora zbuloi për herë të parë se shkak për njohjen e saj me Robertin ka qenë Patrisi, të cilin e ka pasur në klasë.

“Unë jetoj e lumtur dhe reflektoj e lumtur. Ne jemi të lumtur secili në zgjedhjen e vet. Ajo që duket pak më luftarake, më agresive më duket se e kanë bërë edh mediat”, tha Nora kur Ermali e pyeti nëse të gjithë mund të pajtohen një ditë.

(Kosova Sot Online)