Vjollca Robelli po i kthehet skenës me këngën 'Besa'

  • 10 June 2019 - 20:48
Vjollca Robelli po i kthehet skenës me këngën 'Besa'

Pas njëzet viteve mungesë, këngëtarja e hitit "Ajo", Vjollca Robelli, ka vendosur t'i rikthehet skenës së muzikës shqipe, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kënga do të titullohet "Besa" dhe do vije e realizuar artistikisht, duke na sjellur një Vjollcë të transformuar, por duke ruajtur identitentin e saj.

Këngëtarja nuk e ka fshehur gëzimin e saj, për këtë rikthim, më poshtë mund ta lexoni postimin e saj të plotë:

"Të dashtun miq,

Jam shumë e lumtur ta ndaj me t'gjithë lajmin që po kthehem në skenë si AJO, pas dy vitesh pune në albumin tim.

Duke jetu larg vendlindjes për së paku 15 vjet, kam arrit me e çmu ma shumë prejardhjen time dhe kjo më ka ndihmu e inspiru që të krijoj muzikë bazu në kulturën dhe traditën tonë.

Meqenëse jam ba nanë e 4 fëmijëve, dua që trashëgiminë time fillimisht me ua përcjellë atyre e pastaj edhe botës, e ku ka mënyrë më të mirë se përmes muzikës …

Më vonë gjatë këtij muaji, 20 vjet pas luftës, do të sjell për juve, kangën time BESA.

Ma shumë lajme për kangën por edhe muzikën time në përgjithësi, do të ketë së shpejti.

Dashni,

AJO"

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AJO (@vjollcarobelli) on

(Kosova Sot Online)