Historia përsëritet, ish e dashura akuzon Tristan Thompson se e ka tradhtuar me Khloe Kardashian

  • 11 June 2019 - 08:33
Historia përsëritet, ish e dashura akuzon Tristan Thompson se e ka tradhtuar me Khloe Kardashian

Përveç vajzës True me Khloe Kardashian, Tristan Thompson ka dhe një djalë tjetër, Prince, nga lidhja e tij me Jordan Craig. Së fundmi Jordan e ka akuzuar Tristan se ai i ka shkaktuar asaj probleme të shumta gjatë shtatzënisë, për shkak të tradhtisë së tij me vajza të tjera, veçanërisht me Khloe. “Radar Online” ka siguruar disa dokumente të gjykatës, në të cilat Craig ka folur për tradhëtinë e ish-partnerit. Ajo ka rrëfyer se Tristan donte më shumë të kishin një fëmijë bashkë dhe një muaj pas shtatzënisë Jordan mësoi se ai e kishte tradhtuar. “Tristan insistoi se do të ndryshonte për familjen tonë dhe provoi disa herë që të riktheheshim bashkë”, ka treguar Jordan. Më pas ajo ka rrëfyer se ja fali gjithë tradhtinë, por disa muaj më vonë ai u fotografua nga paparacët përkrah një vajze. Jordan nuk e ka treguar emrin e vajzës, por nga fjalët e saj kuptohet lehtësisht se bëhet fjalë për Khloe Kardashian. Ajo ka shtuar se kjo gjë i solli shumë probleme në shtatzëni për shkak të stresit, megjithatë djali Prince erdhi në jetë i shëndetshëm. Ky është rasti tipik që tregon se gjithçka kthehet një ditë në jetë, sepse edhe Khloe përjetoi të njëjtën situatë gjatë shtatzënisë për shkak të Tristan. Si fillim ai u fotografua në një ‘club’ me disa vajza dhe më pas gjithçka arriti kulmin kur Khloe zbuloi se Tristan e kishte tradhtuar me miken e ngushtë të Kylie Jenner. Tashmë Thompson dhe Kardashian jetojnë të ndarë dhe e vetmja gjë që i lidh është vogëlushja True. 

(Kosova Sot Online)