Gjyshja e Kiara Titos ka qarë kur mbesa ka prerë flokët: Nuk do gjesh burrë, s’je e bukur fare

  • 11 June 2019 - 08:37
Gjyshja e Kiara Titos ka qarë kur mbesa ka prerë flokët: Nuk do gjesh burrë, s’je e bukur fare

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, iu bashkua trendit të flokëve të shkurtra. Kur bëri këtë ndryshim, ajo mori mjaft komplimente nga fansat e saj, por ka qenë dikush se nuk e ka pëlqyer këtë pamje të re.

Ajo është gjyshja e saj. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Thumb”, moderatorja zbuloi se gjyshja, e cila jeton në të njëjtin pallat me të, nuk i ka pëlqyer fakti se ajo i ka shkurtuar flokët.

E dini cila është arsyeja? Sepse gjyshja mendon se ajo nuk mund të gjejë burrë. “Gjyshen e kam në kat të parë. Më sheh çdo ditë a më janë rritur flokët apo jo, ka qarë kur i preva. Qau dhe tha ç’i ke bërë flokëve, nuk do të marri njeri. S’je e bukur fare”, ka treguar Kiara duke qeshur.

(Kosova Sot Online)