Nëse është kjo arsyeja, atëherë Bradley Cooper e ka fajin që Irina Shayk iku dhe e la

  • 11 June 2019 - 10:34
Nëse është kjo arsyeja, atëherë Bradley Cooper e ka fajin që Irina Shayk iku dhe e la

Bradley Cooper i mungonte jo vetëm fizikisht por edhe emocionalisht modeles Irina Shayk, ndërsa xhironte filmin e tij “A Star is born”.

Mediat shkruajnë se kriza në çift mund të ketë nisur pikërisht gjatë xhirimeve të dramës muzikore me Lady Gaga-n.

“Ata u përpoqën të shpëtonin marrëdhënien, por ajo kishte ndryshuar”, tha një burim i brendshëm për aktorin dhe modelen që i dhanë fund marrëdhënies javën e kaluar.

44-vjeçari dhe 33-vjeçarja i dhanë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare, nga e cila kanë vajzën 2-vjeçare Lea De Seine Shayk Cooper.

Duke qenë se ata kanë qenë shumë të fshehtë dhe privatë në lidhje me marrëdhënien e tyre, shumë pak persona e dinin se çfarë po ndodhte në të vërtetë.

Fansat menduan se shkak për ftohjen e marrëdhënies së çiftit ishte këngëtarja Lady Gaga, por një burim i tha “Us Weekly” se ajo nuk ka luajtur asnjë rol në ftohjen e marrëdhënies së tyre.

Pas përfundimit të filmit dhe rrëmbimit të një Oscar-i për muzikën më të mirë,  aktori kaloi “çdo ditë me familjen e tij” për të rikuperuar kohën e humbur, por me sa duket ishte vonë.

Ata madje thuhet se kohët e fundit kanë bërë jetë të ndarë, që do të thotë se kur aktori ishte ne Los Angeles, partnerja e tij ishte jashtë qytetit.

Image

 

(Kosova Sot Online)