Vetëm 1 muaj pas lindjes së Efehanit, Almeda Abazi gati për fëmijën e dytë

  • 11 June 2019 - 13:46
Vetëm 1 muaj pas lindjes së Efehanit, Almeda Abazi gati për fëmijën e dytë

Pothuajse një muaj më parë, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të parë me një djalë. Ata vendosën ta quanin vogëlushin e tyre Efehan, ndërsa pamjen e tij të plotë e mbajtën të fshehtë deri në momentin kur ai mbushi 1-muajsh. Mesa duket, Almeda po i shijon në maksimum momentet si mama, madje është gati të ketë fëmijën e saj të dytë. E pyetur së fundmi në llogarinë në ‘Instagram’, nëse do të donte të kishte një tjetër fëmijë, 27-vjeçarja është përgjigjur duke qeshur: “Pa dyshim”.

Siç duket Abazi dhe partneri i saj turk, Tolgahan Sayisman, dëshirojnë të kenë një familje të madhe me shumë fëmijë. Kujtojmë se gjatë shtatzënisë Almeda ka publikuar foto të ndryshme me barkun e rrumbullakosur duke treguar herë pas here ndjesitë që po i dhuronte kjo periudhë e ëmbël e jetës së saj. Ndërsa në një intervistë ekskluzive për ‘RevistaWho.Com’, ajo ka pohuar se djali do të mësojë të flasë gjuhën shqipe dhe se tashmë çdo gjë i dedikohet atij.

Image

 

(Kosova Sot Online)