Besi prezantoi filmin e ri, zbulohet roli i Xhensilës

  • 12 June 2019 - 09:37
Besi prezantoi filmin e ri, zbulohet roli i Xhensilës

Ditën e djeshme aktori i njohur i humorit Bes Kallaku  prezantoi projektin e tij më të ri.

Aktori publikoi një poster në llogarinë e tij në Instagram ku zbuloi më shumë detaje.

“Vjen së shpejti. Një projekt që ka mbi dy vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco. Zoti ju rujt ër ejj” shkroi aktori i humorit.

Këtë poster e ripostori dhe bashkëshortja e tij këngëtarja Xhensila Myrtezaj duke treguar se dhe ajo ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë projekt pasi ka qënë në krah të Besit çdo ditë pune.

"Jam e bindur ne suksesin dhe finalizimin e cdo projekti tendin, aq me teper ketij ne te cilin kam qene deshmitare e cdo dite pune tenden. Mbare shpirt, me Zotin ne krah", shkruan Xhensila.

 

(Kosova Sot Online)