Rita Ora takohet me Princin Harry

  • 12 June 2019 - 10:31
Rita Ora takohet me Princin Harry

Rita Ora u shfaq në fustan të shkurtër derisa po përqafonte Princin Harry në koncertin bamirës “Sentebale”.

Ajo ka një rreth të gjatë miqësor falë statusit të saj të a-listës, shkruan DailyMail.

Rita Ora nuk mundi ta fshihte buzëqeshjen nga fytyra e saj pasi po parakalonte në qilimin e kuq për koncertin “Sentebale”  të Princit Harry, para se të bashkohej me të në skenë, të martën.

28-vjeçarja vuri në pah figurën trupore për zili, derisa kishte veshur fustan të shkurtër, kur u fotografua duke përqafuar Dukën e Sussexit.

Koncerti kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për bamirësi.

Rita Ora ka qenë së fundit pjesë e filmit “Pokemon: Detective Pikachu”, ku këndoi edhe kolonën zanore “Carry On” me Kygon.

Image

 

(Kosova Sot Online)