Një nuse si Keisi, ja çfarë thotë për babanë e Stresit: Zbulimin më të madh e kam bërë unë…

  • 12 June 2019 - 12:08
Një nuse si Keisi, ja çfarë thotë për babanë e Stresit: Zbulimin më të madh e kam bërë unë…

Reperi i njohur Stresi dhe bashkëshortja e tij, Keisi, janë kthyer së fundmi në një nga çiftet më të komentuar të showbizz-it shqiptar.

Keisi është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku nuk ngurron që t’i shprehë Stresit publikisht dashurinë që ka për të. Gjatë kësaj periudhe që reperi ndodhet në burg, ajo vazhdimisht ka treguar se e mbështet të shoqin në çdo moment.

Madje ajo ka udhëtuar nga Kanadaja drejt Shqipërisë, për të takuar reperin, edhe pse ky i fundit nuk donte që Keisi të shkonte në qelinë e burgut në Fushë-Krujë, ku ndodhet prej tetë muajsh.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe, Keisi ka mbajtur kontakt me vjehërrinë e saj, zotin Sali dhe zonjën Shpresa. Ditën e sotme ajo ka bërë një dedikim për babanë e Stresit, i cili sipas saj, është mbështetje për të gjithë familjen.

“Sali Lushaj, je i pazëvendësueshëm dhe shkëmbi i familjes sonë! Të admiroj për çdo gjë që bën! Je prind i përkryer, bashkëshort i shkëlqyer, por zbulimin më të madh e kam bërë unë, që je edhe një vjehërr i mrekullueshëm!”, shkruan në një foto në “Instastory”, ku Keisi shfaqet me Stresin dhe vjehrrin.

Image

 

(Kosova Sot Online)