Thuhet se bën jetë luksoze, këngëtarja e njohur: Nuk fitoj aq sa mendojnë njerëzit

  • 12 June 2019 - 15:50
Thuhet se bën jetë luksoze, këngëtarja e njohur: Nuk fitoj aq sa mendojnë njerëzit

Këngëtarja e njohur kosovare, Shyhrete Behluli dhe nusja e saj Learta Jakupi, ishin të ftuara një ditë më parë në emisionin “Ftesë në Pesë”, ku folën rreth bashkëpunimit të tyre të parë muzikor dhe detaje nga jeta familjare.

Teksa po fliste për karrierën, Shyhretja tregoi se këngën e ka pasion, duke pranuar më pas që fatmirësisht merr edhe të ardhura të mira nga ky profesion.

“Falë Zotit kemi edhe të ardhura të mira prej këngës, jo aq sa mendojnë njerëzit, por për një jetë mesatare normale”, u shpreh këngëtarja e njohur.

Më pas moderatorja e ngacmoi atë duke i thënë se njerëzit mendojnë se familja e tyre është shumë e pasur. Shyhretja qeshi dhes theksoi se për të është shumë më e rëndësishme harmonia familjare se sa të mirat materiale.

“Nuk mendoj asnjëherë për pasuri se kam dëshirë që së pari të kem një familje të shëndoshë e të jemi mirë me shëndetin, se pasuria nuk ka skaj. Nuk kërkoj të kem shumë, kërkoj të kem harmoni në familje e kjo është në rend të parë. Për të tjerat, çfarë të sjellë Zoti, janë të mirëseardhura”, u shpreh këngëtarja.

Gjithashtu Shyhretja tregoi se në familjen e tyre të madhe, marrëdhëniet mes njëri-tjetrit janë shumë të mira, e në fakt kjo u vërtetua edhe nga sfida vjehërr-nuse që u kalua më shumë sukses nga të dyja.

(Kosova Sot Online)