Emocionuese, Loredana kujton të atin me një foto të rrallë

  • 13 June 2019 - 12:34
Emocionuese, Loredana kujton të atin me një foto të rrallë

Pak ditë më parë, reperja e njohur shqiptare, Loredana humbi një nga njerëzit më të dashur, babain e saj dhe këtë e tregoi vetë 23-vjeçarja me anë të disa postimeve në llogarinë e saj në ‘Instagram’ në të cilën shprehte dhimbjen që ndjente. Ajo tregoi se do ta vazhdonte karrierën e saj për hir të babait dhe nuk do të dorëzohej përballë çdo vështirësie. Ndonëse nuk ka kaluar shumë kohë, Zefi ka zgjedhur ta rikujtojë të atin e saj sërish me anë të një fotoje ku shihet se është krah tij në moshë shumë të vogël.

Reperja e njohur bashkangjiti një zemër në postimin e saj, duke treguar se pavarësisht mungesës së tij fizike, ajo vazhdon ta ruajë dashurinë për të në zemër.

Ndonëse është duke përjetuar një nga periudhat më të vështira, Loredana ka treguar se do të vazhdojë të ndjekë rrugëtimin e saj në muzikë. Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi këngën më të fundit “Labyritnh”, ndërsa ditën e djeshme zbuloi se do të sjellë një tjetër projekt të ri muzikor.

Image

 

 

(Kosova Sot Online)