Getinjo feston ditëlindjen e tij të 28-të, Mozzik ka një urim special për të

  • 13 June 2019 - 12:37
Getinjo feston ditëlindjen e tij të 28-të, Mozzik ka një urim special për të

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo feston sot ditëlindjen e tij të 29-të. Midis shumë urimesh në llogarinë në ‘Instagram’, ka dalluar ai i bërë nga vëllai i tij, Mozzik, i cili duke publikuar një foto krah Getinjos, ka zgjedhur ta urojë me këto fjalë: “Urime ditëlindja vëllai im i vetmi dhe i vërteti. Zoti na dhëntë shëndet e sukses së bashku. Të dua”. Pas këtij momenti, fansat kanë nxituar menjëherë t’i shkruajnë mesazhe të tjera, duke i kujtuar se është reperi i tyre i preferuar.

Kujtojmë se dy vëllezërit kanë sjellë shpesh here disa projekte muzikore së bashku, këngë të cilat janë kthyer menjëherë në hite pas publikimit të tyre. Ata gjithashtu kanë treguar publikisht se janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit, pasi në ngjarjen e ndodhur së fundmi të zbuluar nga gazetat zviceriane, Getinjo ishte personi i parë, i cili reagoi lidhur me këtë situatë.

 

(Kosova Sot Online)