Me flokë të shkurtër dhe bjondë, Albana Osmani para 17 vitesh s’ka lidhje me Albanën sot

  • 13 June 2019 - 12:59
Me flokë të shkurtër dhe bjondë, Albana Osmani para 17 vitesh s’ka lidhje me Albanën sot

Albana Osmani s’e ka fare problem të publikojë një foto të vjetër, gjë që nuk do ta bënte çdokush.

Moderatorja ka gjetur në arkivat e saj një foto nga fillimet e karrierës si prezantuese në “Top Channel” dhe ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit në Instagram.

Ndryshe nga sot, Albana ka pasur flokë të shkurtër dhe bjondë dhe dukej më tepër sportive në atë kohë.

Sigurisht që Albana që njohim sot është shumë ndryshe jo vetëm në pamje por edhe në arritjet profesionale.

Moderatorja merr shembullin e Oprah Winfrey për të thënë se ashtu si ajo, do të ndjekë çdo ëndërr me klas dhe dinjitet siç ka bërë gjithmonë.

Image

 

(Kosova Sot Online)