Ish banorja e Big Brother Albania publikon këngën e saj të parë

  • 14 June 2019 - 09:27
Ish banorja e Big Brother Albania publikon këngën e saj të parë

Armela Hyseni është një nga ish-banoret e 'Big Brother Albania' e cila që pas përfundimit të reality showt të njohur u bë shumë e famshme.

Ndonëse kanë kaluar kohë që nga edicioni i fundit ku ajo ishte pjesë, Armela vazhdon të jetë shumë aktive dhe përflitet gjatë në mediat rozë.

Muaj më parë  ajo lajmëroi se do të vijë shumë shpejt për publikun shqiptar me një projekt që askujt s'ja priste mendja.

Dhe dita erdhi ish-banorja i ka filluar karierrën muzikore dhe ka realizuar këngën e saj të parë.

Bukuroshja ka publikuar sot këngën "Thirrëm" me një videoklip që ka tërhequr vëmendjen.

Në videoklip Armela shfaqet si gjithnjë shumë bukuroshe teksa skenat janë xhiruar në shtrat dhe në një makinë dhe duhet thënë se janë mjaft intriguese.

(Kosova Sot Online)