Lidhja midis modeles së njohur dhe aktores bëhet serioze, nisin bashkëjetesën në një shtëpi

  • 14 June 2019 - 11:16
Lidhja midis modeles së njohur dhe aktores bëhet serioze, nisin bashkëjetesën në një shtëpi

Modelja e njohur Cara Delevingne dhe partnerja e saj Ashley e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre shumë private, por së fundmi kanë vendosur të jetojnë bashkë, duke e bërë lidhjen e tyre më serioze se më parë. Sipas ‘US Weekly’ Benson ka shitur shtëpinë e saj në Los Angeles dhe është zhvendosur në shtëpinë e Delevingne. Ky ishte një lajm i cili u bë publik papritur, ndërsa fansat e tyre kanë nisur të komentojnë menjëherë në rrjetet sociale.

Kujtojmë se më parë Cara është shprehur për jetën e saj intime se ndihet shumë e nënshtruar me gjininë mashkullore, ndërsa marrëdhënien me femrat e ka konsideruar diçka totalisht ndryshe. Vendimi më i fundit i dy vajzave ka bërë që të shkruhet gjerësisht në rrjet për to dhe raportin e tyre.

(Kosova Sot Online)