18-vjeçarja me 7 të dashur që merr mijëra euro në muaj: Unë e shijoj, është qejf

  • 14 June 2019 - 12:07
18-vjeçarja me 7 të dashur që merr mijëra euro në muaj: Unë e shijoj, është qejf

Një vajzë adoleshente bën një jetë luksoze dhe e gjithë kjo falë shtatë të dashurve të saj, disa prej të cilëve janë mbi 40 vjeç.

18-vjeçarja ka rrëfyer historinë e saj për BBC, ku është shprehur se ka zgjedhur që të ardhurat e saj t’i sigurojë nga burrat e pasur.

Madje Valentina ka shtuar se ajo vishet si studente vetëm që ata ta pëlqejnë më shumë dhe që t’i sigurojnë jetën që ajo dëshiron të bëjë.

“Nuk dal dot me djem të moshës sime. Ata e kanë mendjen të rrinë mbyllur në shtëpi e të luajnë video-lojëra me futboll ”, zbuloi e reja, e cila shtoi se merr 3 mijë euro nga një i dashur, që i bie 21 mijë euro në muaj nga të shtatë.

18-vjeçarja e cila po studion për modë, përveç parave, merr edhe dhurata të shtrenjta nga burrat në moshë. “Kur më pëlqen diçka dhe dua ta kem, e marr me të mirë të dashurin, e prek në shpatulla dhe shihemi sy më sy… atyre iu pëlqen flirtimi dhe më plotësojnë dëshirat”, ka treguar adoleshentja.

Sipas saj, lidhjet me burrat janë seksuale dhe tepër interesante. “Sigurisht që dua të fle me ta, sigurisht që dua t’ia gris rrobat siç funksionon në çdo lidhje. Unë e shijoj, është qejf. Unë sillem si vajzë shkolle dhe në fakt jam. Jam në kolegj”, tha ajo duke shtuar se studion modë.

Ndërkohë Valentina beson se lidhjet e saj janë njësoj si lidhjet e tjera. Madje ajo insiston se nuk është prostitutë apo punonjëse seksi.

(Kosova Sot Online)