Loredana befason kunatin për ditëlindje

  • 14 June 2019 - 12:45
Loredana befason kunatin për ditëlindje

Reperi shqiptar nga Ferizaj, projekti i fundit i të cilit është “Sillet”, festoi dje ditëlindjen.

Ai mbushi plot 28 vjet, e urimet nga familjarët, miqtë, kolegët dhe art dashësit e tij nuk ishin të pakta.

Edhe kunata e tij Loredana, gruaja e vëllaut Mozzik që është po ashtu reper, i bëri një dhuratë të ëmbël. Ajo i dhuroi atij një tortë me dredhëz e cila në pamje dukej shumë e shijshme.

Ai hyri në Instagram për të falënderuar Loredanën për dhuratën modeste po shumë të ëmbël. Ai shprehu mirënjohjen ndaj saj duke shkruar:

“Faleminderit shumë kunatë. Zoti të ruajt ty dhe familjen gjithmonë".

Image

 

(Kosova Sot Online)