Lirohet Stresi nga burgu

  • 14 June 2019 - 13:00
Lirohet Stresi nga burgu

Arkimed Lushaj i njohur me emrin Stresi është lënë i lirë nga Gjykata e Tiranës.

Mësohet se ai është liruar me kusht.

Prej disa muajsh ai ishte në qeli pasi policia e arrestoi për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë në Tetorin e vitit 2018, arrestimi i Stresit ishte bërë pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilës dyshohet se është edhe reperi i njohur.

(Kosova Sot Online)