Nga moderatore në ‘vlogger-e’, çfarë po ‘kurdis’ tani Kiara Tito?

  • 14 June 2019 - 15:03
Nga moderatore në ‘vlogger-e’, çfarë po ‘kurdis’ tani Kiara Tito?

Kiara Tito është një emrat e televizionit që shumë shpejt ka marrë pëlqimin e publikut shqiptar. Karriera e saj ka nisur si modele, më pas si moderatore dhe tani duket se karriera e saj po merr një drejtim tjetër.

Emisioni i saj “Doktor Plastik” sapo ka nisur sezonin e dytë, por Kiara ka lajmëruar se së shpejti do ta shohim në ‘Youtube’ me një kanal të sajin. “Çfarë do donit të shihnit në videon time të parë?”, ka pyetur Kiara fansat e saj, duke vënë dy opsione: Një video me ‘make-up’ ose një video të rutinës së saj të përditshme. Më pas ajo ka zbuluar se tashmë ka hapur llogarinë e saj në ‘Youtube’ dhe së shpejti do të publikohet video e saj e parë.

Kiara nuk ka zbuluar asnjë detaj më tepër, por me siguri ky projekt i ri do pritet shumë mirë nga fansat e saj. Kujtojmë se Kiara mori pjesë në këngën e fundit të Butrint Imerit me titull ‘Hajt Hajt’ dhe menjëherë fansat filluan të spekulojnë se mes tyre ka vërtetë diçka më shumë se shoqëri. Dhe njëherë, këto thashetheme u hodhën poshtë nga vetë Kiara në një intervistë.

Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)