Sot publikohet “Malena” nga Majk dhe Geti

  • 15 June 2019 - 08:16
Sot publikohet “Malena” nga Majk dhe Geti

Pak kohë më parë ata sollën bashkëpunimin e radhës ‘Vamos’ e cila erdhi së bashku me reperin tjetër, Onat.

Ndërsa, tani dyshja e njohur janë bashkuar edhe për një tjetër projekt i cili publikohet sot.

Kënga e re nga Majk dhe Getoar Selimi mban titullin ‘Malena’ dhe pritet të publikohet sot në ora 19:00.

Këtë e kanë bërë të ditur vet artistët në faqet e tyre të Instagramit.

Kujtojmë që Majk dhe Getoar numërojnë disa bashkëpunime së bashku të cilat kanë qenë mjaft të suksesshme.

(Kosova Sot Online)