Orinda Huta zbulon bashkëpunimin me kantautorin e njour: Pirro më thotë…

  • 15 June 2019 - 10:47
Orinda Huta zbulon bashkëpunimin me kantautorin e njour: Pirro më thotë…

Orinda Huta ka pesë vite që i mungon skenës si këngëtare, por duket se ajo është gati të kthehet sërish.

Këngëtarja e moderatorja e njohur ka dhënë së fundmi një intervistë për “Mirage”, ku ka fole për karrierën e saj muzikore, që nga fillimet e saj e deri tani.

Orinda ka zbuluar se tashmë ka një këngë të përfunduar me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun, por kanë rënë dakord se ajo këngë nuk do të dalë kurrë.

Por nga ana tjetër, Huta ka zbuluar se prej muajsh është në tentativë që të sjellë një këngë të krijuar nga kantautori i njohur, Pirro Çako. 

“Pirro thotë që duhet të vish ta dëgjosh këngën, se ndryshe s’bëhet”, u shpreh ajo duke qeshur, duke treguar se kënga është gati.

Tani fansat e Orindës mezi po presin që ajo të sjellë këngën e saj të parë, pas pesë vitesh largim nga skena muzikore.

(Kosova Sot Online)