Çifti Marchisio relaksohen në Ibiza, Roberta “ndez” rrjetet sociale

  • 15 June 2019 - 13:29
Çifti Marchisio relaksohen në Ibiza, Roberta “ndez” rrjetet sociale

Pas një viti mes temperaturave të ftohta ruse, ku po aktivizohet me skuadrën e Zenitit të Shën Petërburgut, Claudio Marchisio ka fluturuar drejt Spanjës, për të kaluar pushimet në Ibiza, me bashkëshorten e tij, Roberta Sinopoli.

Është pikërisht kjo e fundit që kujdeset më së shumti për rrjetet sociale, ku ndan shpesh foto nga pushimet, teksa nxjerr në pah edhe linjat perfekte të trupit prej modeleje.

(Kosova Sot Online)