“Pse e zgjodhe të zi!” Linda Halimi i kthehet ndjekësit racist

  • 17 June 2019 - 10:27
“Pse e zgjodhe të zi!” Linda Halimi i kthehet ndjekësit racist

Marrëdhënia e saj me reperin afroamerikan, është komentuar shpesh, por këtë herë këngëtarja Linda Halimi i vuri vulën të gjitha kritikave.

Njëri nga ndjekësit i ka bërë një pyetje mjaft raciste në Instagram se, përse e ka zgjedhur partnerin me ngjyrë dhe këngëtarja nuk ia ka lënë përgjigjen mangët.

Linda ka treguar se sa e dashuruar është dhe se nuk e pengon aspak fakti që partneri i saj është “ndryshe”.

Ajo shprehet se ka zgjedhur njeriun që do, i cili ka një etnicitet ndryshe nga i saji.

“E unë secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë sidomos ty që më së shumti ke nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë”, përfundon fjalën këngëtarja.

Prej kohësh Linda ka kurorëzuar lidhjen me reperin Dawon Edwards, i njohur si Big D me të cilin e ka edhe një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Kaimana.

Image

 

(Kosova Sot Online)