Po bënte twerk për qejfin e saj, por ç’na panë sytë! Cardi B i griset kostumi në të pasme

  • 17 qershor 2019 - 12:03
Po bënte twerk për qejfin e saj, por ç’na panë sytë! Cardi B i griset kostumi në të pasme

Nuk e dimë nëse është faji i stilistes apo i të pasmeve gjigante të Cardi B, por reperja dhuroi spektakël të vërtetë, kur gjatë performancës në Arts And Music Festival në Tennessee, iu gris kostumi.

Ndërkohë që po kërcente dhe po bënte twerk, reperja pësoi një incident me veshjen e saj që iu gris pikërisht në pjesën e të pasmeve.

Ata që e kuptuan ishte punonjësit në skenë që lajmëruan menjëherë reperen, së cilës iu desh të linte skenën për t’u ndërruar menjëherë.

Ky incident vjen pasi Cardi B u shfaq për herë të parë në skenë, pak pasi anuloi koncertet nga problemet shëndetësore që kishte pasur me operacionet plastike.

Pak ditë më parë reperja, e cila është nënë e 1 vajze, tregoi pasojat e rënda prej ndërhyrjeve me një foto të frikshme të këmbëve të saj të fryra.

Cardi B është betuar tashmë të mos bëjë asnjë ndërhyrje kirurgjikale!

(Kosova Sot Online)