Nëna e Vesa Lumës fansja e saj më e madhe, ruan çdo detaj nga karriera e këngëtares ndër vite

  • 17 June 2019 - 12:33
Nëna e Vesa Lumës fansja e saj më e madhe, ruan çdo detaj nga karriera e këngëtares ndër vite

Karriera e Vesa Lumës ka nisur në një moshë shumë të vogël. Ajo ka sjellë për vite me rradhë hite, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku shqiptar. Mesa duket, fansja më e madhe e saj është vetë nëna, pasi jo vetëm e mbështet në karrierën e saj, por madje dhe ruan kujtime të Vesës në një album.

Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja nëpërmjet një videoje në ‘Instastory’, ku zbulon disa foto të vjetra të saj dhe shkruan: “Nëna ime ruan çdo detaj të karrierës”. Më pas në një foto, shfaqen disa revista ndër vite, ku Vesa së bashku me bashkëshortin e saj Big Basta, shfaqen në kopertina të disa prej tyre. Pas një kohe të gjatë në Zelandën e Re,

Vesa është kthyer sërish në Shqipëri dhe po kalon momente shumë të bukura pranë familjes së saj. Kujtojmë se së fundmi, këngëtarja publikoi projektin e saj më të ri me titull ‘S’paska qenë e shkrume’.

 (Kosova Sot Online)

 
Image