Lindur në një fshat indian sot një DJ me kohë të plotë

  • 17 June 2019 - 12:39
Lindur në një fshat indian sot një DJ me kohë të plotë

Gratë DJ janë ende një pamje e rrallë në shoqërinë Indiane po edhe në të tjera shoqëri që ende janë në zhvillim. Fotografi Sayan Hazra ka kapur një ditë në jetën e Puja Seth, një nga shumë pak gra DJ nga Bangalore.

"Dua t'i shoh njerëzit të kënaqen me muzikën time. Për mua është një lloj lirie më lejon të shpreh veten në botë", thotë 31-vjeçarja Seth.

Image

Ajo filloi të punojë DJ në 2014 në Bangalore, zakonisht i referuar si "kryeqyteti i pabeve" dhe madje është një vend mjaft i njohur për muzikë dhe një jetë të gjallë për të rinjtë. Ndaj edhe të punosh aty si një DJ është vërtetë një vend i përshtatshëm ndaj edhe Puja Seth zgjodhi këtë profesion.

Gjatë viteve, baret janë zgjeruar madje edhe përtej qendrave të qyteteve dhe janë vendosur gjerësisht edhe në periferi të vendit.

E pyetur nga gazetarët ajo tregon për jetën e saj edhe në të kaluarën dhe thotë se jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë pasi ka lindur në një fshat indian në një familje shumë konservatore dhe nuk kishte me ta asnjë mënyrë tjetër jetese përveçse të martohej dhe madje kjo ishte kërkesa e vazhdueshme e prindërve të saj. Ndaj e reja vendosi të largohej dhe të punonte në një profesion të cilin e kishte ëndërruar prej kohësh.

(Kosova Sot Online)