‘E dashuruar’ pas muzikës tradicionale shqiptare, Bebe Rexha kërcen me këngët e motrave Mustafa

  • 17 June 2019 - 13:36
‘E dashuruar’ pas muzikës tradicionale shqiptare, Bebe Rexha kërcen me këngët e motrave Mustafa

Bebe Rexha nuk ka ngurruar në asnjë moment të tregojë me krenari origjinën e saj, duke publikuar herë pas here video të ndryshme gjatë përgatitjeve për koncertet e saj apo udhëtimet e shumta, ku është shfaqur duke dëgjuar përherë muzikë shqiptare.

Së fundmi 29-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ disa video ku ka treguar se po udhëton drejt Bostonit me të afërmit e saj, duke kënduar dhe kërcyer disa këngë folklorike shqiptare. “Si udhëtojmë drejt Boston”,- ka shkruar ajo në videot në ‘Instastory’, ku duket se po e shijon në maksimum atmosferën e krijuar.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare tregon se dëgjon këtë muzikë. Ajo ka publikuar dhe më parë video të ndryshme me këngët e Sinan Hoxhës, Noizy-t, Encës dhe shumë këngëtarëve të tjerë të njohur shqiptarë.

(Kosova sot Online)