Jonida Maliqi kthehet pas në kohë me këtë video, ja si dukej ajo 25 vite më parë

  • 17 June 2019 - 13:52
Jonida Maliqi kthehet pas në kohë me këtë video, ja si dukej ajo 25 vite më parë

Jonida Maliqi është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një video të 25 viteve më parë, ku shfaqet vetë këngëtarja duke kënduar. Video është shkëputur nga një prej koncerteve pjesëmarrëse të 36-vjeçares në vitin 1994, ku ajo ka performuar në koncertin për fëmijë me këngën ‘Dembele’. Siç dallohet dhe nga video, Jonida ka veshur një fustan ngjyrë bojëqielli me palë, ndërsa në duar mban disa lule teksa këndon.

Ky duhet të jetë një kujtim shumë i rrallë dhe i veçantë për këngëtaren shqiptare, e cila zgjodhi ta ndajë këtë video me të gjithë ndjekësit e saj, të cilët kane nxituar menjëherë t’i komentojnë duke i thënë se kanë shumë nostalgji për atë periudhë.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, Jonida u kthye nga pjesëmarrja në festivalin e ‘Eurovision’, ku përfaqësoi Shqipërinë me këngën ‘Ktheju Tokës’ dhe u duartrokit masivisht nga i gjithë publiku izraelit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on

(Kosova Sot Online)