Në ditëlindjen e Zaiminës vëmendjen e merr Khloe, vogëlushja vishet njësoj me mamin

  • 18 June 2019 - 08:04
Në ditëlindjen e Zaiminës vëmendjen e merr Khloe, vogëlushja vishet njësoj me mamin

Ditën e sotme Zaimina Vasjari feston 32-vjetorin e lindjes dhe urimet për të nga fansa, kolegë, familjarë dhe miq kanë qenë të pafundme.

Me afrimin e mbrëmjes, duket se kanë ardhur edhe momentet e festimeve, madje pamjet e para i ka publikuar vetë bukuroshja e ekranit. Pak minuta më parë, ajo zbuloi ‘look-un’ që ka zgjedhur për festën e ditëlindjes dhe përfitoi nga rasti për të falënderuar të gjithë ata që i shkruan urimet e tyre.

Zaimina ka publikuar edhe imazhin më të ëmbël me të bijën, e cila është veshur me të njëjtat ngjyra si e ëma, por me fustan. Qendra e festës më siguri do të jetë edhe e vogla e cila e bën çdo moment të Zaiminës të paharrueshëm. 

Image

(Kosova Sot Online)