Marina shtatzënë?! Fotoja e fundit po i bën të gjithë të dyshojnë!

  • 18 June 2019 - 08:24
Marina shtatzënë?! Fotoja e fundit po i bën të gjithë të dyshojnë!

Marina dhe Getoari kanë zgjedhur ta nisin verën me disa ditë pushimi në qytetin- simbol të motit të vranët: Londra.

Çifti po qëndron në një suitë të stilit klasik të arredimit, ose më mirë të themi i stilit mbretëror, duke qenë se janë pranë pallatit të Kensingtonit.

Pushimet luksoze çifti i celebroi në Instagram duke publikuar një foto në limuzinë, ku duket Marina e cila është shtrirë në prehrin e Getoarit, teksa qeshin të dy me të madhe.

Fotoja u publikua nga Marina, bashkë me dy zemra në përshkrim.

Por, ajo çfarë nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit ishte se si Getoari ashtu edhe Marina i mbajnë duart tek barku i saj.

Kjo ka shtyrë shumë njerëz të aludojnë në komente se kjo është një mënyrë për të paralajmëruar beben e parë për çiftin.

Javën e kaluar, Getoari publikoi një foto me Marinën që na kujtoi foton e tyre të parë bashkë në Instagram 

Çifti ka tashmë dy vite të martuar.

Ata lidhën kurorë në një festë të madhe në shtator të 2017-ës.

Që atëherë, kanë parapëlqyer të tregohen mjaft të rezervuar për jetën e tyre personale, ndonëse herë pas here publikojnë imazhe bashkë.

Image

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

(Kosova Sot Online)