Rita Ora feston 15 milionë ndjekës në Instagram me foto që nuk duhet t’i shohim

  • 18 June 2019 - 18:47
Rita Ora feston 15 milionë ndjekës në Instagram me foto që nuk duhet t’i shohim

Rita Ora ka arritur numrin e 15 milionë ndjekësve në Instagram.

Me këtë rast ajo ka zgjedhur t’i falënderojë ata me disa fotografi për të cilat ajo thotë se nuk do të duhej t’i publikonte.

Mbase këto foto janë të ndonjë projekti të madh që Rita po përgatit, por ajo shihet me një stil ndryshe të flokve dhe vetëm në robdeshambër.

“Nuk do të duhej të ju tregoj këtë dukjen time akoma por ju jeni më të mirët dhe i kemi arritur 15 milionë (ndjekës)”, ka shkruar Rita në postim duke bërë edhe ‘hashtag’ urimin për ‘Muajin e krenarisë’, muaj ky që përkrahë anëtarë të komunitetit LGBTi.

Rita njihet si një biseksuale dhe për këtë ka folur edhe haptas, duke e pranuar pas bujës së madhe që ka bërë publikimi i këngës së saj, Girls.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

(Kosova Sot Online)