Luana Vjollca sukses të paparë, me strategjinë e të dashurit menaxher për të fituar milionat brenda një nate

  • 19 June 2019 - 09:06
Luana Vjollca sukses të paparë, me strategjinë e të dashurit menaxher për të fituar milionat brenda një nate

Edhe pse kanë tre vite të lidhur, asnjëherë nuk kanë publikuar një foto bashkë.

Por para pak kohësh,  Luana Vjollca dhe partneri i saj menaxher, Krenar Cocaj u fotografuan në Venecia, bashkë me motrën e saj Marina Vjollca dhe reperin e njohur Getoar Selimi. Këto foto paparazzi u publikuan diku nga fundi i majit, duke qenë se ishin pushimet e fundit të çiftit, duke marrë energjitë për një hyrje të fuqishme në tregun e muzikës para verës.

Kështu, fillimin e qershorit, që është dhe muaji kur nisin ofertat për koncerte në Shqipëri dhe vende të botës, Luana ka publikuar klipin më të ri në bashkëpunim me grupin legjendar TNT, me titull “Moj biondinë me sytë e zi”. Ripunimi i këngës së vjetër shumë të njohur nga shqiptarët, kësaj here vjen si një dedikim i personalizuar për vetë Luanën, duke qenë se ajo ka karakteristikat e vajzës, për të cilën flasin vargjet e këngës të xhiruar në pyll, dhe ku ajo shfaqet si Hirushja e përrallave.

Kujtojmë, se një muaj më parë Luana publikoi këngën “Sonte” në bashkëpunim me këngëtarin Dani dhe deri më tani ky duet numëron 6 milionë shikime në ‘Youtube’, pas atij me Bujar Qamilin. Duket që bashkëpunimi i Luanës si një këngëtare amatore me këngëtarë profesionistë është dhe strategjia e sugjeruar nga i dashuri i saj menaxher Krenari për të depërtuar fuqishëm në tregun e muzikës. Krenar Çoçaj, i cili më parë arriti të fuste në treg ish-të dashurën Dafina Zeqiri, mesa duket i di ca sekrete se si t’i bëjë protagoniste në biznesin e muzikës partneret e tij.

Kështu, që kur ai e mori në menaxhim Luanën, përveç se realizon klipe më shpesh se këngëtarët e njohur, ajo arrin të marrë ftesa për të kënduar në koncerte të ndryshme. Sipas një llogarie biznesi, Luana arrin t’i nxjerrë nga koncertet për një natë paratë e shpenzuara për një klip, që kushton mesatarisht tek 5 mijë euro.

(Kosova Sot Online)